Foto: Ilustrim

Katër të Lënduar në Aksident në Dragash

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 7:40 në Dragash.

Sipas raportit të policisë, shoferi i automjetit nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.