Kardinali Ernest Troshani. (AP Photo/Hektor Pustina)

Kardinali Shqiptar Flet për Takimin me Nënën Tereze

Kardinali shqiptar, Ernest Troshani, do të jetë i dërguari i veçantë i Papa Françeskut në kremtimin e shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Në intervistën e dhënë për RTV21 në Firence të Italisë, Troshani ndër të tjera flet për takimin që dikur kishte me të shenjtën Nënë Tereza, për dashurinë siç thotë ai të Papës për popullin shqiptar si dhe për tolerancën ndërfetare të popullit shqiptar.

Kardinal Shqiptar i zgjedhur nga Papa Françesku, Dom Ernest Troshani është ndër të paktët priftërinj katolikë që i ka mbijetuar vuajtjeve dhe burgjeve komuniste në Shqipëri në periudhën e diktaturës komuniste.