Kallxo 360: Shtrirja e Tingujve të Këngës së Rugovës

Kënga e dy rapsodëve nën tingujt e lahutës së lashtë dëgjohet së bashku me pamjen e bjeshkës të xhiruara nga kamera e teknologjisë së fundit, 360 shkallë.

Këngët e Rugovës janë këngë të kënduara nga rapsodë të anës së Rugovës të cilat mund të zgjasin me orë të tëra.

Instrumenti përcjellës i këtyrë këngëve është lahuta, e cila është instrument tradicional me një tel.

Ky kompozicion muzikor ka një rëndësi të veçantë në trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore shqiptare.

Në historinë e shtypjes së vazhdueshme të popullit shqiptar dhe mungesës së arsimimit të mirëfilltë, këngët kanë shërbyer edhe si bartëse të historisë gojore.

Roli i tyre ka qenë bartja e vlerave kombëtare dhe historisë ndër gjenerata.

KALLXO.com do të sjellë një seri të video reportazheve me kamerën 360 shkallë nëpër objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore