Foto: MKRS
Kallxo 360: Parku Arkeologjik i Dresnikut
Duke qenë një nga gjetjet e vonshme arkeologjike në Kosovë, parku arkeologjik pjesërisht i zbuluar në Dresnik, është xhiruar nga kamera e teknologjisë së fundit, 360 shkallë.
Gërmadha antike në fshatin Dresnik të Komunës së Klinës u zbulua për herë të parë në gërmimet e vitit 2012 nga Instituti Arkeologjik i Kosovës.
Në atë fshat është zbuluar një godinë e gjerë që mendohet se daton që nga koha e Perandorisë Romake.
Puna në park nuk është përfunduar akoma sepse nuk janë përfunduar gërmimet.
Hapësira e monumentit vlerësohet të jetë rreth 300 metra katrorë së bashku me hapësirën përcjellëse rreth tij.
Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ky zbulim konsiderohet si nga më të rëndësishmit që ka ndodhur për disa dekada në Kosovë në fushën e arkeologjisë.
Edhe në ditët e sotme, ky park vazhdon të qëndrojë i mbyllur për publikun e gjërë derisa të përfundohen të gjitha gërmimet.
KALLXO.com do të sjellë një seri të video reportazheve me kamerën 360 shkallë nëpër objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore.