// E enjte ORA 20:20

1,963

17 Mars 2017

Europa për UP-në

Në emisionin e fundit, ‘Jeta në Kosovë’ transmetoi intervistën me dy profesorë skocezë, të ngarkuar nga Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës për luftimin e korrupsionit në arsimin e lartë në Kosovë dhe reformimin e UP-së.

Profesorët Ian Smith dhe Tom Hamilton janë pjesë e një projekti të përbashkët të Komisionit Europian dhe Këshiillit të Europës  për ta ndihmuar Kosovën në luftimin e korrupsionit në arsimin e lartë.

Në intervistën me Jeta Xharrën, Smith dhe Hamilton shpalosën të gjeturat e raportit të tyre të hartuar pas disa muajsh hulumtime rreth mënyrës së si Universiteti i Prishtinës mund ta luftojë korrupsionin të cilin ata e quajnë si “vulgar”.

Ata kanë folur edhe se si UP mund ta rrisë kredibilitetin dhe të sillet në mënyrë më të relaksuar ndaj kritikave që vijnë nga brenda e jashtë.

Ata flasin për rrogat e larta në UP në krahasim me profesionet e tjera duke i krahasuar me specialistët e spitaleve dhe mësimdhënësit niveleve tjera të arsimit në vend, për oraret e punës dhe oraret e ligjëratave në UP si dhe kredibilitetin e raporteve të shoqërisë civile për gradat e profesorëve në UP-së.

Profesorët skocezë folën edhe për oraret e super-profesorëve, rrogat e tyre dhe habinë e tyre se si një ministër mund të marrë pagë edhe si ligjërues në universitet.

Gjithashtu ata krahasuan këto çështje me universitetet e Europës Perëndimore të cilëve ata i takojnë.

NDËRLIDHUR

vrasja e oliver ivanoviqit
 

Ekskluzive: Gërxhaliu Jep Detaje nga Autopsia e Ivanoviqit

Në një intervistë ekskluzive për KALLXO.com, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka dhënë detaje rreth procesit të autopsisë të trupit të kryetarit të Iniciativës Qytetare SPD, Oliver Ivanoviqit. Sipas Gërxhaliut, Oliver Ivanoviq është qëlluar me armë zjarri në kafazin e kraharorit. “I njëjti është qëlluar nga predhat të liruara nga arma e […]

senati i up-së
 

‘Edhi i Prerë’ dhe ‘Formimi i Ushtrisë’ në Senat të UP-së

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2018. Në këtë mbledhje u shqyrtuan 12 pika të rendit të ditës ndërsa u shty për shqyrtim kërkesa e Parlamentit të Studentëve për lejimin e afatit të absolventëve për të gjitha njësitë akademike. Disa vendime u kaluan e disa të […]

prite t'gjelbren!
 

Plani i Ri, Policë Civilë Afër Semaforëve Nëpër Prishtinë

35 tiketa të trafikut janë shënuar sot, në kuadër të një operacioni të ri të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Prishtinë për ngasësit që nuk i respektojnë rregullat e trafikut në semaforë. Togeri policor Qamil Behrami tregoi se për t’i disiplinuar ngasësit, Policia tashmë ka angazhuar edhe policë civilë të cilët kujdestarojnë nëpër vendet […]

Aksident
 

VIDEO – Aksident në Autostradë, e Përfshirë edhe Vetura Zyrtare

Në një aksident në autostradën Prishtinë- Pejë, në afërsi të Komoranit, raportohet se ka edhe të lënduar. KALLXO.com posedon video të xhiruar pak pasi u shkaktua ky aksident në të cilin shihen se kanë qenë të përfshira dy vetura. Njëra nga veturat e përfshira ka dalë jashtë rrugës. Në aksident ka qenë e përfshirë edhe […]

TË FUNDIT

Vendimi i Pacollit
 

Vuçiqit i Lejohet Vizita në Kosovë

Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është dhënë leje që ta vizitojë Kosovën më 20 dhe 21 janar. Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, e ka miratuar kërkesën e Vuçiqit që ai të qëndrojë në veri të Kosovës dhe në Graçanicë të shtunën dhe të dielën. “Sipas kërkesës që është parashtruar nga Presidenti i […]

Hashim Thaçi
 

Thaçi Kërkon nga Kryeministri Bullgar Mbështetje për Integrim në BE

Presidenti i Kosovës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që e kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian në këtë vit. Sipas njoftimit të tij në Facebook, Presidenti Thaçi tha se i ka bërë të ditur Kryeministrit Borissov përpjekjet e institucioneve që ta ndriçojnë sa më shpejtë vrasjen e Oliver […]

Universiteti i Prishtines
 

Shkarkimi i Këshillit Drejtues të UP-së, i Papritur për Rektorin

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, e ka vlerësuar të papritur vendimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së. “Emërimi apo shkarkimi i anëtarëve të MASHT-it në Këshillin Drejtues të UP-së është detyrë ekskluzive e Ministrit. Për ne, vendimi ka qenë i papritur”, tha për KALLXO.com, rektori Dema. […]

Policia e Kosoves
 

Policia me Detaje të Tjera për Vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, informacionet e deritanishme të tyre janë se Ivanoviq është qëlluar para selisë së partisë së tij në kohën kur ai po hynte në vendin e punës i vetëm. “Në bazë të dëshmive të mbledhura deri më tani dyshohet se ai është qëlluar me armë zjarri të kalibrit 9X19 […]

Tash

NA NDIQNI

Serbia Insiston të Përfshihet në Hetimet për Vrasjen e Ivanoviqit

by Bekim Muhaxheri
NA NDIQNI

Send this to a friend