Prokurorja Speciale e Maqedonisë. Foto: MIA

Hetimi i Donatorëve Zemëron Partinë e Gruevskit

Prokuroria Speciale (SJO) e Maqedonisë konfirmoi se ka thirrur së fundmi persona për të dëshmuar si pjesë e një procedure të fshehtë para-hetimore por as nuk konfirmoi dhe as hodhi poshtë pyetjet nëse procedurat lidheshin me dyshimet për financim të paligjshëm të partisë në qeveri përmes donatorëve fals.

“Disa individë u thirrën për të dëshmuar si pjesë e një procedure para-hetimore në stacionin e policisë të Ohrit”, tha SJO në një deklaratë për shtyp.

Në mënyrë jozyrtare, media lokale citoi burime anonime të kishin thënë se SJO kishte filluar mbledhje dëshmish nga zyrtarë të VMRO DPMNE dhe anëtarë të partisë në Ohër, si pjesë e një hetimi paraprak.

Sipas burimeve të cituara nga “23 news”, hetimi synon të përcaktojë nëse para dhe gjatë zgjedhjeve të 2014, kjo parti u financua përmes donatorëve të rremë që shërbyen si një mbulim për paratë e pista që u derdhën në parti.

Aktivitetet e SJO mendohet se filluan pas dëgjimit të një prej regjistrimeve të paligjshme të publikuara nga opozita në 2015. Sipas burimeve anonime, shumica e bisedave të përgjuara nuk u bënë kurrë publike.

Media lokale në Ohër informoi se mes personave të thirrur për dëshmi ishin shumë zyrtarë dhe punonjës në sipërmarrje dhe institucione publike, por gjithashtu edhe disa anëtarë partie që u shfaqën si donatorë.

Partia në qeveri të enjten mblodhi qindra anëtarë për një protestë anti-SJO përpara stacionit të policisë në Ohër.

Në një deklaratë për shtyp, VRMO DPMNE tha se rreth 200 anëtarë të saj në Ohër ishin thirrur për të dëshmuar, “vetëm se janë anëtarë të partisë sonë politike”, që sipas saj është provë se SJO po diskriminon në baza politike dhe ideologjike.

SJO paralajmëroi se protesta dhe deklarata për shtyp e partisë ishin një shkelje e sekretit të procedura para-hetimore dhe se përbënin një përpjekje për të influencuar dëshmitarët e mundshëm, gjë që dënohet me ligj.

Tetorin e shkuar, VMRO DPMNE mohoi t’i përgjigjej pyetjeve ndaj një hetimi nga SCOOP Maqedonia që sugjeronte se partia ishte bërë një nga më të pasurat në Evropë dhe se zotëronte asete të pronave të paluajtshme me vlerë 60 milionë euro.