Takimi me sindikalistë dhe punëtorë | Foto: ZKM

Haradinaj Takohet me Punëtorë të Larguar nga KEDS-i

Kryeministri Ramush Haradinaj, sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e tij, u takua sot me përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Pavarura të Elektrokosovës dhe dy përfaqësues të punëtorëve të larguar nga KEDS-i.

Sipas komunikatës, përfaqësuesit e punëtorëve Ruzhdi Sadiku e Remzi Demaj e informuan Haradinajn “për largimin e 100 punëtorëve nga puna, sipas tyre pa bazë ligjore dhe pa ndonjë arsye”, ndërsa Haradinaj “u zotua se do ta shqyrtojë këtë çështje së bashku me menaxhmentin e KEDS-it për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”.

Kryeministri u tregoi sindikalistëve dhe përfaqësuesve të punëtorëve se investitorëve të KEDS-it u ka shprehur shqetësimet edhe për ndërprerjen dhe çmimin e energjisë elektrike duke u kërkuar që të merren parasysh interesat e punëtorëve.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i disa herë kanë protestuar në Prishtinë.

http://kallxo.com/te-larguarit-nga-keds-kerkojne-llogari-nga-qeveritaret/

http://kallxo.com/te-larguarit-nga-keds-perseri-protestojne/

Këta punëtorë largimin e tyre nga puna e kanë dërguar edhe nëpër gjykata dhe kanë fituar disa herë rastin.

http://kallxo.com/gjykata-kthen-ne-pune-punetoret-e-keds-it/

http://kallxo.com/gjykata-u-jep-te-drejte-punetoreve-te-larguar-te-keds/

http://kallxo.com/gjykata-e-apelit-vendos-ne-favor-te-punetoreve-te-keds/