Ramush haradinaj | Foto: KALLXO.com

Haradinaj me Bulliqin në Përgatitje për ‘Korrigjimin’ e Marrëveshjes për Demarkacionin

Dy ditë pas ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se janë duke punuar për korrigjimin e saj.

Kjo ishte bërë e mundur përmes një memorandumi të nënshkruar në mes të Presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Haradinaj përgëzoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionin dhe tha se do të zgjidhet pjesa tjetër në etapa kohore.

“Dje kam takuar Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit. Me Z. Bulliqi kemi bisedu me ta jemi në përgatitje të gjithë materien për korrigjim. Kam marrë urime nga Kryeministri i Malit të Zi. Në etapa kohore do ta zgjidhim pjesën e mbetur por përgëzoj për arritjen e marrëveshjes. Një proces jo i lehtë edhe i dhimbshëm në raste të caktuara. Është ruajtur e drejta në territor dhe njëkohësisht me lëviz lirshëm”, tha Haradinaj.

Ai në pyetjet e gazetarëve lidhur me marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe tha se ende nuk ka pasur rastin të merret me të.