Gjykimi i Granit Paçarizit | Foto: KALLXO.com
Granit Paçarizi Dënohet për Tejkalim të Mbrojtjes së Nevojshme
Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka shqiptuar Granit Paçarizit dënimin me burg në kohëzgjatje prej 2 vjet e gjashtë muaj.
Paçarizi akuzohej për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje por pas procesit gjyqësor gjykata vlerësoj se ka tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.
Rasti i Paçarizit lidhej me përleshjen në ëmbëltoren “Te Jupa” në Prizren më 6 korrik 2013 gjatë së cilës u përdorën edhe armët, ndërsa pati edhe të plagosur.
Paçarizi në dëshminë e tij të dhënë gjatë korrikut kishte mohuar se gjuajti ndaj atyre që e sulmuan, duke ia lënë fajin për të shtënat nipit të tij Xhevat Mulaku.
http://kallxo.com/granit-pacarizi-mohon-se-gjuajti-me-arme-ne-perleshjen-te-jupa/
Një videoincizim i përleshjes i lëshuar në njërën nga seancat nuk kishte arritur të qartësojë përleshjen “Te Jupa”.
http://kallxo.com/videoincizimi-perleshjes-shikohet-ne-gjykimin-e-granit-pacarizit/
Granit Paçarizi i kishte thënë “Drejtësisë në Kosovë” se prokurori Bajram Hamitaga i kishte kërkuar 5 mijë euro ryshfet në lidhje me këtë gjykim.
Prokurori Hamitaga Dyshohet se Kërkoi Ryshfet nga i Akuzuari
Më pas “Drejtësia në Kosovë” shfaqi emisionin në dy vazhdimi për dyshimet rreth korrupsionit për Hamitagën.
Pastaj prokurori Hamitaga u suspendua dhe ndaj tij u ngrit aktakuzë.
http://kallxo.com/prokurori-hamitaga-deklarohet-pafajshem/
14:30 Shkrimi është edituar në titull për të saktësuar veprën penale për të cilën është dënuar Paçarizi e po ashtu në pjesën ku flitet për kualifikimin e veprës nga vrasje në tentativë në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme