Pamje nga filiali i bankës që u grabit sot - Foto: KALLXO.com

Grabitje e Armatosur Afër një Banke në Prishtinë

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj.

“Po rreth orës 15:40 kemi marrë informacionin për një grabitje në kryeqytet. Ekipet e Policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja.

Sipas fotografisë së dërguar në KALLXO.com nga një qytetar shihen automjetet e Policisë te selia e kësaj banke në lagjen Lakrishtë të kryeqytetit.