Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Shtyhet Seanca e Rastit Zhugolli Kundër “Zërit”

Në departamentin Ekonomik të Gjykatës Themelore të Prishtinës u shty seanca ku si paditëse figuron kompania I&A me pronarin Bejtush Zhugollin. Seanca u shty me kërkesën e përfaqësuesit të gazetës“Zëri”, pasi ai njëkohësisht ka pasur një seancë tjetër. Zhugolli në këtë rast ka paditur “Zërin” për shpifje.

Të enjten ishte paraparë që të zhvillohet seanca në departamentin ekonomik ku si palë figuronin kompania I&A e cila e kishte paditur të përditshmen “Zëri”. 

NDËRLIDHUR

Kompania I&A me pronar Bejtush Zhugollin pretendon se e përditshmja Zëri, përmes shkrimit “Zëri paraqet faktet” të botuar më 27 maj 2012, ka shpifur ndaj saj duke i shkaktuar dëm prej 33 mijë e 688 eurosh.

Megjithatë seanca në fjalë nuk u mbajt sepse i autorizuari i “Zëri”, Bajram Sherifi,  i ishte drejtuar gjykatës me një shkresë për shtyrjen e seancës, meqë po i njëjti ka pasur një seancë tjetër në departamentin e krimeve të rënda.

Është hera e dytë që Bejtush Zhugolli padit gazetën “Zëri”. Herën e parë gazeta ishte paditur nga i njëjti njeri, për shkrimin e gazetares Arbana Xharra të titulluar “Baballarët e tenderëve në Kosovë”.

Xharra në atë artikull kishte shkruar se Bejtush Zhugolli si pronar i një kompanie tjetër të quajtur “Pejton”, ka financuar fushatën zgjedhore të PDK-së gjatë vitit 2009, duke u paditur nga Zhugoli për shpifje.

Zhugolli e humbi kontestin e parë gjyqësor me “Zërin” dhe gazetaren Arbana Xharra, në janar të këtij viti, kur përfundoi ky proces gjyqësor.
 
Por ai e paditi përsëri gazetën për një artikull tjetër të shkruar nga gazetarja Selvie Bajrami në maj të vitit 2012, duke kërkuar dëmshpërblim dhjetëfish më të vogël, sesa pretendimet fillestare për dëmet e shkaktuara.

Bajrami, artikullin “Zëri paraqet faktet”, për të cilin u padit nga Zhugolli, e shkroi derisa në Gjykatën Ekonomike po zhvillohej procesi gjyqësor Zhugolli kundër “Zërit” dhe Arbana Xharrës.

Në shkrimin e Selvije Bajramit të 27 majit të vitit 2012 thuhej se kompania tjetër e Bejtush Zhugollit, “I&A” ka fituar tenderë nga KEK-u, edhe pse sipas gazetares dhe gazetës, kompania ndodhej në listën e zezë të Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës.

Padia për shpifje ndaj Bajramit është ngritur pikërisht për këtë fjali të shkrimit “Zëri paraqet faktet”.

Zhugolli pretendon se kompania e tij “I&A” nuk është në listën e zezë të KEK-ut dhe se kjo e pavërtetë i ka shkaktuar dëm kompanisë së tij.

Në padi thuhet se “për këtë artikull e paditura nuk ka dhënë sqarim se ku e ka marrë këtë burim” dhe se “nuk është e vërtetë se paditësja [I&A] gjendet në listën e zezë të KEK-ut”.

Padia vazhdon me fjalët se ky shkrim i gazetës “Zëri” ka ndikuar për keq në afarizmin e ndërmarrjes “I&A”.

Seanca e ardhshme e rastit Zhugolli kundër “Zërit” është caktuar në muajin shtator.

ETIKETA

11 Korrik 2013 - 12:40

Erlina Tafa 11/07/2013 - 12:40
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Shtyhet Seanca e Rastit Zhugolli Kundër “Zërit”

by Gazeta JNK
NA NDIQNI