Pacolli në Garë për President

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se do t’i hyjë garës për president të vendit.

Në një intervistë për Abc News, Pacolli ka thënë se me shumë vullnet do t’i hyjë garës, pasi sipas tij, kandidimin për president po ia kërkojnë edhe qytetarët e Kosovës.

Por, sipas tij, ka tendenca t’i pamundësohet kandidimi për president, pasi i ka dy nënshtetësi.