Këshillë e Pakërkuar Vetëvendosjes për Çështjen e Ushtrisë

Nëse është vendosur parimi që Kushtetuta mund të shkelet kur ka konsensus të mjaftueshëm popullor dhe politik, kjo do të vendosë një precedent të rrezikshëm për Kosovën.

Po i drejtohem Vetëvendosjes sepse të flasësh me parti të tjera mendoj që është e pakuptimtë. Dhe arsyeja është, nëse më lejoni që të zëvendësoj një sqarim të gjatë me një metaforë të pasaktë por të mëshirshme, është se ata janë në shkallë të ndryshme, bandë e hajdutëve.

NDËRLIDHUR

Kështu që Vetëvendosje është e vetmja parti që ka të dyja, lirinë dhe interesin që të bëjë zgjedhjet e bazuara në diskutim të arsyeshëm.

I kam tre lloj mendimesh për t’u ofruar atyre, të gjitha bazohen në tre pika fillestare.

E para, se vetoja është veto. Kur Kushtetuta thotë se FSK-ja nuk mund të transformohet në ushtri pa dy të tretën e shumicës së votave, kjo është ajo që e thotë: nuk mund të bëhet. Qëllimi i kësaj rregulle nuk është që ta detyrojë shumicën që të diskutojnë këtë çështje me pakicën, por ta detyrojë shumicën që t’u bindet atyre.

Përndryshe rregullat do të thoshin se pas një numri të caktuar votash apo muajsh, vetoja mund të hiqet. Kjo vazhdon përmes anashkalimit të vetos me anë të një ligji të zakonshëm, atë që tani mund të parashikohet, i cili arrin të njëjtat rezultate pragmatike (duke krijuar diçka që mund të quhet “ushtri”), që nënkupton shumë thjesht, shkeljen e Kushtetutës. (Nuk është një shkelje e hapur natyrisht, një që përdorë forcë të madhe: por kush shkel ligje dhe e thotë atë? Të gjitha shkeljet e ligjeve kryhen përmes eufemizmit apo disa truqeve linguistike. Kështu, që kjo është një shkelje siç do tjetër).

E dyta, e cila është një nënkuptim i të parës, që Kosova ka të “drejtë” për një ushtri vetëm në kuptimin figurativ, moral apo idealist. Kosova nuk ka asnjë të “drejtë”, për një ushtri por një të kushtëzuar, të lidhur me rregullën e vetos. Kjo është e vërtetë jo vetëm në planin vendor, por gjithashtu edhe në atë ndërkombëtar sepse në vitin 2008 Kosova i kishte premtuar të gjitha shteteve të botës që do ta respektojë planin e Ahtisarit, që e përfshin edhe veton.

Me fjalë të tjera, mungesa e një të drejte absolute për ta pasur një ushtri është njëra ndër kushtet në të cilat Kosova u bë e pavarur. Mund të mos pëlqehet tani, por shkelja e saj nënkupton shkelje e fjalës së Kosovës dhënë botës. Disave mund të mos i interesojë kjo, por nuk mund ta injoroni.

Pika e tretë fillestare është se që nga shkurti i vitit 2008, Kushtetuta është shkelur disa herë, duke përfshirë edhe rojtarët e saj, presidenca e republikës, si dhe Gjykata Kushtetuese. Ky është manifestim i dobësisë së sundimit të ligjit në Kosovë, gjithashtu edhe si arsye e afërt e saj, në një rreth shumë të dëmshëm vicioz. Nga një këndvështrim më pragmatik, këto shkelje pothuajse pa asnjë ndryshim shkuan në të mirë të shumicës sunduese, shpesh nga PDK-ja apo persona specifikë në PDK. Anën tjetër e medaljes është se këto shkelje u shkuan pandryshueshëm në dëm të opozitës, parlamentit apo shoqërisë. Në veçanti, ato shkuan në dëm të opozitës së vërtetë e cila është Vetëvendosje.

Qëndrimet e mia tashmë janë të dukshme.  Ato kanë të bëjnë me çështjen nëse Vetëvendosje duhet ta ndihmojë koalicionin qeverisës për shkeljen e kushtetutës apo jo (dmth, shtimi i votave të tyre në favor të ligjit të zakonshëm të ushtrisë). Së pari, është gabim parimor. Sipas Platonit, Sokrati u kishte thënë miqve të tij të cilët kishin ardhur për ta shpëtuar nga burgu një natë para ekzekutimit të tij se dënimi me vdekje është i padrejtë por ai nuk mund të largohej sepse duke vepruar ashtu ai do të kishte shkelur ligjin me të cilin shoqëria athinase mbante veten. “Çfarë do t’iu them ligjeve kur t’i takoj ato në botën tjetër dhe ato do më thonë se i vrava?” Kjo është diçka që kujtesa ime e mban mend si argumentin më të rëndësishëm. Por politika nuk është vetëm për parimet, prandaj po vazhdoj te çështjet pragmatike.  A ka Kosova nevojë për ushtri apo për një Kushtetutë të besueshme? Përgjigjja nuk është edhe aq e qartë.  Në njërën anë, Kushtetuta është shkelur shumë herë sa që të respektuarit atë njëherë nuk do ta përmirësojë materialisht rregullin ligjor. NATO-ja është një mbrojtje shumë efikase por jo mbrojtje që e udhëheq Kosova dhe jo domosdoshmërisht një të përhershme (veçanërisht me administratën e re amerikane).  Në anën tjetër, a do ta pushtonte Serbia apo ndonjë vend tjetër ndonjëherë Kosovën? Po, Maqedonia mund të shpërthejë dhe pastaj gjithçka mund të ndodhë. Por rreziku duket i sforcuar, ndërsa shkelja e Kushtetutës do të thellojë edhe më tej rrethin vicioz të paligjshmërisë që po e ushqen paligjshmërinë. Dikush mund të përgjigjet ‘Ju e keni gabim këtu, sepse kjo nuk është një shkelje normale e Kushtetutës, kjo është konsensuale, në të cilën janë dakord i gjithë kombi’. Kjo është e vërtetë, (përveç, mos harroni, pakicën bllokuese). Por në qoftë se parimi është i vendosur që Kushtetuta mund të shkelet kur ka konsensus të mjaftueshëm popullor dhe politik, atëherë pse duhet të ketë fare një Kushtetutë? Çfarë nëse nesër ka një konsensus që një parti e grupit LGBTI apo (demokrat Islamik), duhet të ndalohen për shkak të imoralitetit (ose sigurisë)? Çfarë tjetër pos një Kushtetute mund të mbrojë të drejtat e tyre politike? Çështja e fundit që duhet marrë parasysh është marrëdhënia mes qeverisë dhe opozitës, dhe kjo është më e dukshme. Nëse Vetëvendosja ndihmon koalicionin qeverisës në shkeljen e Kushtetutës, çfarë kredibiliteti do të ketë nesër, kur ajo e deklaron një shkelje tjetër të Kushtetutës në dëm të vet? Kur, për shembull policia përsëri të arrestojë dhe të ndalojë në mënyrë të paligjshme njërin prej parlamentarëve të tyre.

Përfundimi im është se Vetëvendosja duhet ta ndihmojë koalicionin qeverisës për të shkelur kushtetutën vetëm (1) në qoftë se ajo llogarit se probabiliteti që kanë nevojë për tanke për ta zmbrapsur apo penguar një armik është më i madh, në afat të gjatë, se sa probabiliteti i humbjes së mbrojtjes të NATO-s, dhe (2) në qoftë se realisht mund të presim, pasi të ketë shkelur kushtetutën, të jetë në gjendje të bëjë diçka për të forcuar kredibilitetin e saj (e vetmja zgjidhje, mendoj unë, është të bëjë procesin kushtetues nga e para, dhe që ky proces të jetë i duhur e demokratik, jo farsa e vitit 2008).

Pasi që dy kushtet duken të vështira për t’u përmbushur, nëse do të dyshoja për këtë unë nuk do të votoja për ligjin e ushtrisë. Dhe duke vepruar kështu, unë do të përpiqesha të fitoj sa më shumë nga humbja e Thaçit (që në këtë rast është çështje dytësore për shkak se ai kurrë nuk do të japë dorëheqje dhe për shkak se problemi është elita dhe jo ai).

Për ta përfunduar, ndokush mund të përgënjeshtrojë: ‘Po, kjo e gjitha mund të jetë e vërtetë, por ata që votojnë për Vetëvendosjen kryesisht për patriotizmin e saj do të jenë të pakënaqur, dhe madje mund të kalojnë në PDK’. Kjo mund të jetë e vërtetë, por vetëm duke iu referuar se si debati publik qëndron sot: ata mund të binden se votimi kundër ligjit të ushtrisë është zgjedhja më e mirë. Shpesh është thënë se politika është arti i kompromisit. Po aq e vërtetë është se udhëheqësit politikë duhet të informojnë, formësojnë, dhe në të vërtetë të drejtojnë opinionin publik, jo vetëm të ndjekin atë.

Andrea Lorenzo Capussela ka shërbyer si kreu i departamentit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë në 2008-11. Ai është autor i librit Shtet-ndërtimi në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe BE-ja në Ballkan.

Artikulli fillimisht është publikuar në anglisht në Prishtina Insight.

26 Mars 2017 - 17:05

Andrea Lorenzo Capussela 26/03/2017 - 17:05
NDËRVEPRIMI0