Arkiv - Andrea Capussela

Andrea Capussela e quan grushtshtet vendimin e Gjykatës Kushtetuese

 

Andrea Capussela, ish shef i Unionit Ekonomik në Zyrën Civile të Mbikëqyrësve Ndërkombëtarë në Kosovë në rrjetin e tij Twitter ka thënë se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese është grushtshtet.

“Kosovë: Ky është grushtshtet, me një grim të shpifur legal në fytyrën e tij të shëmtuar. Është gjithashtu një grushtshtet i ngutshëm, për këtë gjykim të pambrojtshëm fitojnë vetëm disa javë: kështu ne e dijmë se mund të mposhtet. Shpresoj se ashtu do ndodhë”, u shpreh Capussela.

Mbrëmë Gjykata Kushtetuese e ka shpallur aktgjykimin rreth dekretit të presidentit të vendit Hashim Thaçi, përmes së cilit ky i fundit mandatoi për kryeministër Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Sipas këtij aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese ka vendosur në favor të presidentit Thaçi në të gjitha çështjet e ngritura nga Lëvizja Vetëvendosje.