Foto Ilustrim
Fëmija 9 Vjeç Mbytet në Lum
28.7.2017 - 14:47
Policia bën me dije se në lumin e Gjadrit është mbytur një fëmijë.
Nga informacionet paraprake mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M. 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin.
Mësohet se 9-vjeçari F. M. 9 vjeç, nga fshati Naraç, ka rrëshqitur dhe ka rënë në lum, duke u mbytur.
Policia bën me dije se M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.