Foto: Ilustrim

E Sulmon Nënën në Vendin e Punës

Policia ka arrestuar në Prizren një të dyshuar, i cili e e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila ishte në vendin e punës.

Rasti, i cili po trajtohet si lëndim i lehtë, është raportuar dje rreth orës 10:10 në Prizren.

Gjatë kontrollimit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar 4.77 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.