Dita e Dytë pa Vetura, Mblidhet Kuvendi i Prishtinës

Sot është dita e dytë pa vetura nëpër rrugët në qendër të Prishtinës, ndërkohë gjendja alarmante e ajrit në Prishtinë ka ngritur në këmbë të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale.

Pos seancës që do të mbaj Kuvendi i Kosovës, për ajrin e ndotur në ora 15:00 do të mblidhet edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Komuna e Prishtinës për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, nga dje ka ndaluar qarkullimin e veturave në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.