Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

I Dehur Thyen Xhama në Shtëpinë e Vëllait

Një person në Llugë të Istogut është arrestuar për thyerje të xhamave në shtëpinë e të vëllait.

“Viktima ka raportuar se vëllai i tij kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë dhe të dritares”, thuhet në raportin policor.

Më pas, sipas policisë, i dyshuari për thyerje që thuhet se ishte i dehur, sulmoi edhe zyrtarët policorë me shkop druri.

I dyshuari për thyerjen e xhamave dhe sulmin ndaj policëve është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Të shtunën KALLXO.com shkroi për një person që theu xhamat e lokalit të babait të tij pas një mosmarrëveshje.

http://kallxo.com/thyen-xhamat-e-lokalit-te-babait/

Edhe në prill të këtij viti KALLXO.com kishte shkruar për një mosmarrëveshje mes anëtarëve të një familjeje që përfundoi me dorëzimin e armëve që ata i kishin pa leje.

http://kallxo.com/pas-mosmarreveshjes-dorezojne-armet/

Pesë ditë më parë KALLXO.com shkroi për një therje mes dy vëllezërve në Ferizaj. Viktima e kësaj therjeje nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

http://kallxo.com/perleshja-mes-vellezerve-per-traktor-qe-u-shnderrua-ne-tragjedi/