Kreu i PD-së në fushatë - Foto: Facebook

Basha edhe Katër Vjet në Krye të PD-së

Lulzim Basha do të drejtojë Partinë Demokratike edhe për katër vjetët e ardhshëm.

Në 73 kuti votimi, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa 5136 për Eduard Selamin.

Në të gjitha qytetet ku votat tashmë janë numëruar, kreu aktual i PD-së kryeson me të paktën dyfishin e votave.

Basha është shpallur zyrtarisht kryetar i Partisë Demokratike pasi ka fituar garën kundër Eduard Selamit, me 91% të votave.

Basha u rizgjodh në krye të PD-së pavarësisht humbjes së thellë në zgjedhjet e qershorit kur Partia Demokratike mori 200 mijë vota më pak.

KALLXO.com shkroi dje se PD-ja u hyn  këtyre zgjedhjeve e përçarë.