Ish-prokurorja Vahide Badivuku - Foto: KALLXO.com

Badivuku: Unë Jam Viktimë e Këtij Rasti

“Së pari kisha me thanë se rasti konkret nuk ka të bëjë me mua. Edhe sot e kësaj dite unë nuk mundem me ditë se çka është bërë prapa shpinës teme. Unë jam vetëm viktimë që e kam pasë atë lëndë ndërsa kush ka marrë e kush ka dhanë pare nuk e di”, tha ajo.

Më tej, ish-prokurorja aktgjykimin e Gjykatës Themelore e cilësoi absurditet, “sepse mbështetet në deklaratat e dy të dyshuarve që kanë qenë më herët në këtë rast”.

Prokurorja Badivuku ishte dënuar me 3 vjet burg për marrje të ryshfetit në prill të vitit të kaluar, ndërsa më pas i ishte vërtetuar dënimi nga Gjykata e Apelit.

Ndaj këtij vendimi, mbrojtja e Badivukut ishte drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme.

Dhe, Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim rastin e prokurores Vahide Badivuku.

http://kallxo.com/kthehet-ne-rigjykim-rasti-ish-prokurores-badivuku/

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar lidhur me ecurinë e gjykimit të ish-prokurores  Badivuku.

http://kallxo.com/badivuku-e-kelmendi-ballafaqohen-per-5-mije-eurot/