Ish-prokurorja Vahide Badivuku - Foto: KALLXO.com

Ish-Prokurores Vahide Badivuku i Vërtetohet Dënimi për Korrupsion

Kështu, Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 05.04.2016.

“Sipas këtij aktgjykimi, e akuzuara Vahide Badivuku është shpallur fajtore për veprën penale: “Marrja e ryshfetit”, (vepër të cilën e  kishte kryer në cilësi të prokurores së shtetit)… dhe është dënuar me 3 vjet burgim”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Po ashtu, ish-prokurores i është shqiptuar dënimi me gjobë prej 5,000 eurosh, si dhe i është ndaluar ushtrimi i funksionit në administratën publike ose në shërbimin publik për tri vjet.

Kolegji gjyqësor i Gjykatës së Apelit, i ka ricilësuar veprimet e dy të akuzuarve tjerë të këtij rasti, Idriz Kelmendi dhe Isak Smakolli. nga “Ushtrim ndikimi” në “Dhënie ryshfeti”.

I pari është dënuar me një vit burgim, ndërsa të dytit i është vërtetuar dënimi me gjobë prej 3 mijë eurosh, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht nga gjykimi i ish-prokurores së Mitrovicës. Raportet mund t’i gjeni në këtë link.

http://kallxo.com/badivuku-e-kelmendi-ballafaqohen-per-5-mije-eurot/