Aty jeta rrjedh e mbushur me kujtime…

Mbi 60 të moshuar, pa përkujdesje familjare kajojnë jetën në ‘Shtëpinë e Pleqve’ në Prishtinë.

Historitë e tyre janë nga më të ndryshme por shumica prej tyre janë pa trashëgimtarë.

Bahrie Kolla, është njëra nga banoret më të reja në këtë shtëpi e cila është vendosur para një jave e që nuk është ambientuar ende me kushte edhe me banorët e tjerë.

“Burri është martuar pas lufte, e kam marrë për hak të fëmijëve tash ajo më ka përzënë, kund vend nuk më ka lonë e dola prej shtëpisë, kam shku në Vushtrri te disa shoqe”, tha ajo.

Një banore tjetër e ‘Shtëpisë së Pleqëve’ në Prishtinë tha se kohën gjatë ditës e kalojnë duke pirë kafe, duke ngrënë bukë dhe duke punuar punë dore.

“Më së shumti shputa e çanta”, rrëfeu njëra nga zonjat e ‘Shtëpisë së Pleqëve’.

Drejtoresha e ‘Shtëpisë së Pleqëve’, Raza Aliçkaj foli për përkushtimin e të gjithë personelit që këtyre të moshuarve t’ju ofrohen shërbime sa më cilësore duke ua lehtësuar sado pak mungesën e familjes.

“Zakonisht janë persona që nuk kanë përkujdesje familjare pra nuk kanë mundësi që të përkujdesen për veten e tyre se janë në moshën e pleqërisë dhe patjetër iu duhet një ofrim i shërbimeve më cilësore dhe kujdes 24 orësh”, potencoi drejtoresha.

Kronika në vazhdim sjell rrëfimet e disa prej të strehuarve në ‘Shtëpinë e Pleqve’ në Prishtinë,  ku aktualisht  janë vendosur 38 meshkuj dhe 24 femra të nacionalitete të ndryshme./21MEDIA