Armët e grumbulluara për shkatërrim - Foto: KALLXO.com
Arrestohet i Dyshuari, iu Gjet Arsenal Armësh në Shtëpi
04.1.2017 - 11:03
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që në shtëpinë e tij në fshatin Obranqë të Podujevës ka gjetur një arsenal të tërë armatimi.
Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se pas kontrollit të realizuar dje në mëngjes në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, 89 fishekë, 8 gëzhoja, 1 karikator, 3 krehër të pushkës gjysmë-automatike, 105 fishekë të pistoletës, një Zollë dore dhe një granatë e mortajës.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pasi është intervistuar me urdhër te prokurorit është dërguar në mbajtje.
Këtë rast Policia po e trajton si “armëmbajtje pa leje”.