Foto: Ilustrim

Arrestohen 6 të Dënuar, Dërgohen në Burg

Policia e Pejës ka arrestuar sot gjashtë persona, të cilit kanë qenë të dënuar me burg nga Gjykata Themelore e Pejës.

Pas arrestimit, të njëjtit janë dërguar në burg për vuajtje të dënimit.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot, Policia e Pejës ka ndërmarrë një plan operativ me ç’rast ka arrestuar 6 persona me urdhëresë të Gjykatës të cilët më pas janë dërguar në vuajte të dënimit në burg”, tha Ibraj.

Sipas zëdhënësit, këta persona kanë qenë të dënuar me dënime nga dy deri në katër vjet e gjysmë burg.

Të gjithë të arrestuarit janë nga komuna e Pejës.

Zëdhënësi Ibraj njoftoi se edhe vitin e kaluar Policia e Pejës ka ndërmarrë plane operative, duke zbatuar urdhëresat e Gjykatës.

“Në vitin 2016, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë ka realizuar mbi 10 mijë urdhëresa për kundërvajtje dhe penale”, tha Ibraj për KALLXO.com.