Ali Lajçi në Bisedime për Aderim në VV

Ish-Nënkryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Lajci është duke shqyrtuar aderimin e tij në Lëvizjen Vetëvendosje.

I pyetur rreth mundësisë së këtij aderimi nga KALLXO.com, Lajçi tha se është në bisedime me këtë subjekt dhe një aderim i mundshëm do të zyrtarizohet së shpejti.

“Jemi kah debatojmë, jemi bukur afër. Sigurt nesër do ta kemi një përgjigje”, tha Lajçi për KALLXO.com

Nëse një aderim i tij ndodh, kjo do të ishte hera e tretë e ndrrimit të partisë politike nga Lajçi meqënese ai ishte anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më pas i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajçi që kishte qenë për dy mandate Kryetar i Komunës së Pejës, njihet për kundërshtimin e tij të fuqishëm ndaj marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

http://kallxo.com/ali-lajci-te-mos-ratifikohet-demarkacioni/

Në ndërkohë, për disa orë raportohet se Lëvizja Vetëvendosje po shqyrton mundësinë e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës.