Albulena Haxhiu në #DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Albulena Haxhiu Refuzon Kalludrën

Në procesin kundër Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit e Faton Topallit për lotsjellësin në Kuvend, Ahmet Ahmeti, avokati i Albulena Haxhiut kërkoi përjashtimin e trupit gjykues të këtij gjykimi.

Avokati Ahmeti përjashtimin e kërkoi me arsyetimin se trupi gjykues është i anshëm në këtë proces gjyqësor.

Përbërjen e trupit gjykues e kundërshtoi edhe Albulebna Haxhiu.

Edhe Vetëvendosja ka kërkuar para pak ditësh përjashtimin e trupit gjykues duke i shkruar kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës për këtë çështje.

Vetëvendosja kërkesën për përjashtim e lidhi me atë se i njëjti trup gjykues sipas saj ka dënuar aktivistët e VV-së për sulmin në Kuvend.