Arkiva - Foto: KALLXO.com

12 të Lënduar në Aksidentin Afër Prishtinës

Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Grashticë të Prishtinës mbrëmë rreth orës 22:00,

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 12 persona, tetë meshkuj dhe katër femra, dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

Veturën “Mercedes” e drejtonte një shqiptar, shtetas i Serbisë.