Nënshkrimi i marrëveshjes për grantin 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë, Foto: Facebook

1.1 Milion Euro Grant nga Qeveria e Japonisë për Shëndetësinë Kosovare

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se shëndetësia kosovare ka përfituar një grant prej 1.1 milion euro nga Qeveria e Japonisë.

“Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona”, është shprehur ministri Ismaili.

Ai më tej ka shtuar se në javët në vijim do të nënshkruajnë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit të shëndetësisë.