Limaj: I kemi fituar 7 deputetë, po luftojmë për të 8-tin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një konferencë për media pas mbylljes së vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës për zgjedhjet e sotme parlamentare.

Sipas Limajt, koalicioni Nisma-AKR-PD ka dalë mirë në këto zgjedhje.

“Sipas informacioneve nga terreni, I kemi siguruar 7 deputetë dhe po luftojmë për të 8-tin”, tha Limaj në në një konferencë për media.

Po ashtu, Fatmir Limaj tha se koalicioni i drejtuar nga partia e tij do të jetë vendimtar  për formimin e qeverisjes së ardhshme në Kosovë.

Në ora 19:00 janë mbyllur vendvotimet për zgjedhjet e sotme të parakohshme parlamentare.