Foto: Ilustrim

Vetura dhe motoçikleta aksidentohen në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në mes të një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Enver Hadri” në Prizren në orën 16:30.

Policia njofton se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Pak kohë pas aksidentit, motoçikleta është përfshirë në zjarr dhe është djegur tërësisht”, thuhet ndër tjerash në raportin e PK-së.