Foto: Ilustrim

Vdes një grua pasi goditet nga një veturë në Shtime

43 vjeçarja me inicialet L.V ka vdekur pas lëndimeve të marra pasi u godit nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Shtimes gjatë ditës së sotme rreth orës 14:35.

Policia e Rajonit të Ferizajt me anë të një njoftimit ka thënë se ngasësja e veturës nga pakujdesia ka goditur 43 vjeçaren.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale, 37 V.SH. ( f/sh/k 37 vjeçare),e cila ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

E lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar është pranuar informata se nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa ngasësja e veturës është ndaluar për 48 orë.