Rama takon aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me ekipin e tij u takuan sot me aktiviste nga shoqëria civile për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Më këta të fundit u tha se u dakorduan që të krijohet një grup punues i përbashkët, i përbërë nga përfaqësues nga komuna, aktivistë dhe anëtarë të shoqërisë civile për të hartuar rregulloren për trajtimin e qenve me pronar dhe pa pronar.

Sipas një njoftimi, i njëjti grup do të bëjë edhe përgatitjen e kontratës për adoptim të qenve.

Gjatë bisedës konstruktive për më shumë se një orë me aktiviste, kryetari Rama siguroi që çështja e qenve endacakë është duke u trajtuar me seriozitet dhe se të gjitha shqetësimet, kërkesat e ankesat e palëve do të merren parasysh nga komuna.

“Ne do të kujdesemi që bashkërisht të bëjmë zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë, duke u kujdesur për çdo detaj me qëllim suksesin e këtij procesi” – ka deklaruar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Së shpejti u njoftua se do të nisin punimet për hartimin e rregullores për trajtimin e qenve me dhe pa pronar e po ashtu po vazhdojnë veprimet e shumta për zgjidhjen e kësaj çështjeje.