Në Gjykatë të Akuzuarit për Vrasjen e Rreshterit

Aktualisht të akuzuarve po u merren të dhënat personale, ndërsa pritet më vonë edhe t’u lexohet aktakuza.

Të akuzuarit do të deklarohen gjatë seancës si të pafajshëm apo fajtorë për veprat që u ngarkohen.

Eprori policor i krimeve ekonomike Shemsi Gashi ishte vrarë më 25 mars të vitit të kaluar në lagjen “Mati” të Prishtinës, ndërsa për vrasjen e tij Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzon tetë persona.

Ramadan Gashi, Muja Gashi, Agron Gashi, Adonis Gashi, Robert Gashi dhe Vesel Bunjaku akuzohen për planifikimin e vrasjes së Shemsi Gashit, ndërsa për vrasjen e tij ngarkohen Vesel Gjinovci e Kujtim Bejiqi.

KALLXO.com ka siguruar aktakuzën për vrasjen e rreshterit Gashi, ndërsa sipas saj prokuroria dyshon se vrasja e tij është planifikuar në Brezovicë.

Sipas aktakuzës për vrasjen e Gashit, Vesel Gjinovcit e Kujtim Bejiqit u ishin premtuar 5 mijë euro.

Aktakuza zbulon se shtëpia e Gashit ishte sulmuar me armë një muaj para vrasjes së tij, por rreshteri nuk e kishte lajmëruar sulmin në polici, ngase dëshironte që problemet private t’i mbante larg detyrës zyrtare.

http://kallxo.com/aktakuza-vrasja-e-rreshterit-u-planifikua-ne-brezovice/