Prayut Prayut Chan-ocha, Foto: BBC

Kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës uron Kurtin për formimin e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Prayut Chan-ocha, gjeneral në pension.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministri, Prayut Chan-ocha thuhet se ka shprehur urimet më të sinqerta e më të mira për formimin e qeverisë së re dhe për emërimin kryeministrit të Kosovës.

“Kryeministri i Mbretërisë​së Tajlandës, Gjeneral Prayut Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, të rrënjosura fort në miqësinë dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë”, njofton ZKM-ja

Tutje thuhet se në letrën adresuar kryeministrit Kurti, homogu i tij Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar.