Kadri Veseli e Ramush Haradinaj - Foto: REL/Reuters

Haradinaj: Se di qysh kalkulim politik, e me i ra vetit?

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj është përgjigjur edhe njëherë në pyetjen nëse dorëheqja e tij ishte një kalkulim politik. Deklarime të tilla për dorëheqjen e tij kishin dhënë edhe disa zyrtar të PDK-së.

“Se di bre, kalkulim politik e me i ra vetit. Spo di qysh! Le të japin edhe këta dorëheqje e tani po jau pranojë që është kulkulim politik”, tha Haradinaj.

Ai tha se i pari që e ka quajtur dorëheqjen e tij ‘kalkulim politikë’ ka qenë presidenti i Serbisë.

“Teorinë e parë e lëshojë Vuciq, sepse e diti që u fuqizu Kosova dhe do t’i kthehet presion atij. Edhe ai tha që është kalkulim e mashtrim politikë”, tha Haradinaj.

Ai tha se dorëheqja e tij ka qenë kalkulim për politik të jashtme, me qëllim të forcimit të shtetit.