Gjakovë, paraburgim për të dyshuarin për dhunim

Një muaj paraburgim i është shqiptuar të dyshuarit për dhunim.

I dyshuari L.H dyshohet se përveç dhunimit edhe ka incizuar aktin duke kërcënuar viktimën se do ta publikonte videon nëse e lajmëron policinë..

Sipas prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 18 korrik 2019, në orët e hershme të mëngjesit, në Shkugëz të Gjakovës.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Kallxo.com të premten kishte raportuar për këtë rast.

Deçanasi filmon dhunimin e një vajze në Gjakovë