Pamje nga ekspozita ‘Komploti i Tiranës’. Foto: KALLXO.com.

Ekspozita ‘Komploti i Tiranës’, pasqyrimi i dramës kolektive në artin bashkëkohor (Foto)

Krijuesi nga Shqipëria, Ardian Isufi ka hapur të enjten mbrëma në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ekspozitën personale, “Komploti i Tiranës”.

Pjesë e kësaj ekspozite janë vepra të krijuara nga artisti ndër vite, por edhe vepra të reja e të krijuara enkas për këtë ekspozitë, si: pavijonet e Veprave të Pamundura, atë të Komplotit të Tiranës apo Interpelancën e Artistit me Raino Isto dhe Genti Gikola.

Ekspozita e Adrian Isufit mbahet me ftesën e menaxhentit të GKK-së.

Përmes veprave të kësaj ekspozite autori heton procese krijimi, tundime, ide e përballje publike, por edhe pamundësi dhe drama kolektive e personale të botës së brishtë të artit bashkëkohor, thanë njofësit e fushës.

Naim Spahiu, drejtor i GKK-së, tha për KALLXO.com se veprat e Isufit, të prezantuara në mediume të ndryshme, krijojnë një komunikim shumëdimensional, të periudhave të ndryshme.

“Në secilën vepër  jepen mesazh të fuqishme artistik, përmes së cilave vizitorët ka mundësinë të komunikojë në disa dimensione të ndryshme të ideve të realizuara në këtë ekspozite”, tha ai.

Piktori Agron Mulliqi tha se Isufi dallohet për krijime bashkëkohore dhe me ide e shprehje shumëdimensionale.

“Krijuesi ka sjellë veprat që sot janë në trend, jo komerciale, me ide e koncepte të realizuara”, ka thënë Mulliqi.

Ndërsa, kuratorët e ekspozitës, poptencojnë se kjo ekspozitë heton dhe shfaq procese krijimi, tundime, përballje publike, por edhe pamundësi dhe drama kolektive dhe personale të botës së brishtë të artit bashkëkohor, lokal apo global.

“Kjo sepse veprat e Ardian Isufit kanë karakter të veprave të angazhuara të cilat ndikojnë drejtpërdrejt mbi opinionin publik si një dialog me mjetet e artit”, ka thënë ata, në konceptin kuratorial të ekspozitës.

Ekspozita është kuruar nga: Gaetano Centrone, Vladimir Myrtezai-Grosha dhe Elton Koritari.

Ardian Isufi është ndër artistët më të angazhuar të skenës artistike bashkëkohore shqiptare.

Pamje nga ekspozita ‘Komploti i Tiranës’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Komploti i Tiranës’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Komploti i Tiranës’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Komploti i Tiranës’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Komploti i Tiranës’. Foto: KALLXO.com.