Rrjeti i ri social Mastodon e ka tetëfishuar numrin e përdoruesve

Sipas të dhënave të publikuara nga Mastodon, ky rrjet social ka parë rritje eksploduese të përdoruesve aktiv mujorë që kur Elon Musk mori drejtimin e Twitter.

Gjatë tetorit dhe nëntorit, ky rrjet u rrit nga rreth 300,000 në 2.5 milionë përdorues aktivë mujorë.

Një rritje kaq e madhe në një muaj është mbresëlënëse, veçanërisht pasi Mastodon nuk është alternativa e vetme ndaj Twitter-it kaotik të Musk.

Nuk duket se është as një ngritje një herë. Në fillim të muajit të kaluar ka pasur rreth 655 mijë përdorues, që do të thotë se shumica e të rinjve kanë ardhur gjatë muajit nëntor.

Edhe pse cirku i Twitter nën udhëheqjen e Musk ka të ngjarë të ketë ndihmuar në ruajtjen e kësaj rritjeje. Pra, do të jetë interesante të shihet se si duken numrat e rritjes së përdoruesve për dhjetorin.

Mastodon ka gjashtë vjet që ekziston. Përdorej kryesisht nga njerëz më të ditur për teknologjinë. Por tani e ka tejkaluar atë stad sepse ka filluar të përdoret nga njerëz të profesioneve, njohurive dhe aftësive të ndryshme.

Natyrisht, Mastodon ende nuk mund të konkurrojë me Twitter, i cili ka rreth 250 milionë përdorues aktivë në ditë. Për më tepër, përdorues të shumtë të Mastodon janë ende të pranishëm paralelisht në Twitter./Mashable

Përgatiti: Nuhi Shala