Foto: AVID HERRAEZ / Alamy / Alamy / Profimedia

Play Store vjen me disa risi

Dyqani zyrtar i Google, Play Store, do të ketë një mënyrë të re të matjes që do të përfshijë rishikime në disa platforma dhe më e rëndësishmja – do t’i lidhë ato me informacionin e vendndodhjes të dhënë nga telefoni juaj i mençur.

Google ka njoftuar për ndryshime zyrtare në vlerësimin dhe shfaqjen e vlerësimeve të aplikacioneve në Play Store, me qëllim që t’u ofrojë atyre informacionin përkatës të produktit. Në vend që, sikurse më parë, të kemi vlerësime të ndara, në të ardhmen do të jemi në gjendje t’i shohim opinionet e njerëzve të cilët e kanë lansuar aplikacionin në shtetin e tyre dhe, diç më vonë, në të njëjtin lloj pajisjeje.

Fatkeqësisht, megjithëse nuk do të marrim një përgjigje se si funksionon një aplikacion i veçantë në modelin e pajisjes sonë, informacioni do të mbulojë faktorë të ndryshëm të formës, përkatësisht sjelljen e tyre në telefonat inteligjentë, ndërrimin e pajisjeve, orëve dhe në brendi të veturave.

Ka disa arsye pse kjo është një ide e mirë, shkruan Verge. Si fillim, Android si platformë është shumë i fragmentuar, që do të thotë se nëse jeni një shitës softuerësh që zhvilloni, p.sh., një aplikacion korrespondence, nuk do të shihni vlerësime të këqija sepse një sistem pagese i integruar nuk funksionon në një vend. Një arsye tjetër është madhësia e pajisjes – disa aplikacione janë thjesht të këqija në ekranet më të mëdha, kështu që Google dëshiron të na paralajmërojë se përdoruesit mund të mos kenë të njëjtën përvojë nëse i përdorin ato në platforma të ndryshme.

Sa i përket datës specifike të lansimit të kësaj risie, kjo datë mund të jetë në tetor, ndërsa vlerësimet sipas formës së pajisjes do të jenë të disponueshme në vitin 2022.

Me lajme të mira në lidhje me rishikimet, kompania ka zbuluar më shumë informacion në lidhje me Play Store që do të bëjë të disponueshme përmes tastierës Google Play – duke përfshirë njohuri mbi llojin e pajisjes që ndan vlerësimet bazuar në mënyrën se si një person përdor aplikacionin. Mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me të gjithë përpjekjen në blogun zyrtar të Google.

Përktheu: Nuhi Shala