Me një llogari do të mund t’i shtoni deri në pesë profile në Facebook

Facebook po e teston një mënyrë funksionimi që mund të mundësojë deri në pesë profile të ndryshme të lidhura me një llogari përdoruesi.

Këto profile duhet të përdoren për të marrë pjesë në grupe të ndryshme me të cilat përdoruesi dëshiron të lidhet. Për shembull, mund të keni një profil vetëm me miqtë tuaj dhe të tjerë të destinuar për anëtarët e familjes ose kolegët e punës.

Përdoruesit që marrin pjesë në test mund t’i ndryshojnë profilet në disa hapa.

Profilet shtesë nuk duhet të jenë nën emrin e vërtetë të përdoruesit, por është e mundur të zgjidhni cilindo, me kusht që të jetë unik dhe të mos përdorë numra ose karaktere speciale. Emri dhe mbiemri personal do të duhet ende të përdoren në profilin kryesor (edhe pse ka mënyra për ta bërë anshkaluar këtë opsion).

Facebook thotë se të njëjtat rregulla sjelljeje si zakonisht zbatohen ende për profile të veçanta, kështu që imitimi nuk lejohet.

Nëse shkel rregullat e sjelljes në një profil të veçantë, do të pasojnë të njëjtat sanksione sikur ta kishe bërë në atë kryesorin. Nëse e bëni këtë mjaft shpesh, mund t’i humbni plotësisht llogarinë tuaj të përdoruesit.

Disa veçori – të tilla si krijimi dhe menaxhimi i një faqeje ose shërbimi i takimeve – do të mbeten të disponueshme vetëm përmes profilit kryesor.

Facebook thotë se futja e profileve nuk do ta ndryshojë mënyrën e matjes së frekuentimit. Do të vazhdojë ta përdorë numrin e përdoruesve aktivë ditorë dhe mujorë.

Deri më tani, Facebook nuk lejonte që një person të kishte disa llogari përdoruesish në të njëjtën kohë. Profilet e reja janë një lloj hapi përpara në këtë drejtim, por edhe një përpjekje për t’i mbajtur sa më gjatë përdoruesit në platformën e tyre./Tech Crunch.