Një taktikë e re në kërkimin e kriminelëve përfshin edhe pajisjen AirTag të Apple

Policia në të gjithë botën po përdor mënyra, metoda dhe mjete të ndryshme për t’i gjurmuar dhe përgjuar të dyshuarit, kriminelët, personat e papërshtatshëm, etj. Me avancimin e teknologjisë, po ashtu janë avancuar edhe metodat dhe mjetet e gjurmimit dhe përgjimit, dhe duket se policia nuk po ngurron duke i përdorur disa pajisje komerciale të njohuratë gjithë, të tilla si AirTag i Apple.

Pajisja e Apple është e destinuar për përdoruesit e pajisjeve të tyre në mënyrë që ata të mund t’i gjejnë më lehtë gjëra si çelësat, kuletat, çanta gjurmësh në tranzit, etj., por me kalimin e kohës, AirTag filloi të përdoret për ndjekjen e ish-partnerëve, kriminelët i përdornin për të etiketuar dhe gjurmuar veturat që donin të vidhnin, etj. Kompania e Cook u përpoq ta zgjidhte këtë problem me një përmirësim të softuerit, kështu që iPhone tani i paralajmëron përdoruesit për AirTag të panjohur që i i ndjekin ata.

Por përveç ish-partnerëve dhe kriminelëve xhelozë, kjo pajisje është interesante edhe për policinë. Agjencia Amerikane për Zbatimin e Drogës (DEA), siç zbulohet nga urdhri i tyre zyrtar dhe raportohet nga media, ka përdorur AirTag në të paktën një rast survejimi. Ata e vendosën atë në një pajisje për shtypjen e pilulave të dërguar nga Kina, e destinuar për bandat e drogës dhe i gjurmuan lëvizjet e tij.

Pajisjet GPS si ato që përdor policia kanë të metat e tyre – janë më të mëdha dhe më të pasigurta se AirTag, kështu që mund të zbulohen më lehtë, ndërsa pajisja e Apple ka një lidhje më të qëndrueshme dhe është më e lehtë për t’u përdorur.

Edhe pse detaje specifike në lidhje me këtë rast nuk janë publikuar, duket se AirTag i shërbeu qëllimit të tij pasi DEA përfundimisht i gjurmoi njerëzit që porositën atë veturë dhe i paditën. Nuk dihet nëse divizioni i narkotikëve do të vazhdojë ta përdorë këtë taktikë, përkatësisht AirTag të Apple, por nëse ka dalë i suksesshëm në këtë rast, duket se nuk ka asnjë arsye që ata të mos vazhdojnë t’i përdorin pajisjet e tyre./Forbes

Përgatiti: Nuhi Shala