Microsoft do ta largojë WordPad nga Windows pas pothuajse 30 vitesh

Microsoft nuk do ta përditësojë edhe më tutje WordPad dhe planifikon ta heqë plotësisht këtë program nga sistemi operativ Windows.

Në vend të WordPad, Microsoft do të rekomandojë Word, një program me pagesë që ka qenë gjithmonë shumë më i pasur në funksione dhe aftësi sesa aplikacioni bazë WordPad, i cili ka qenë pjesë e Windows që nga Windows 95.

“WordPad nuk po përditësohet më dhe do të hiqet nga versionet e ardhshme të Windows. Ne rekomandojmë Microsoft Word për dokumente me tekst të pasur si .doc dhe .rtf dhe Windows Notepad për dokumente me tekst të thjeshtë si .tx,” – thuhet në njoftimin e bërë nga Microsoft.

Lajmi se WordPad tashmë po ikën në histori vjen pasi Microsoft njoftoi se do të përmirësojë Notepad me veçori të tilla si skedat e ruajtjes automatike dhe rikthimit automatik. Gjiganti i teknologjisë e përditësoi Notepad-in në vitin 2018 për herë të parë në vite dhe vazhdoi të shtonte skeda në versionin e Windows 11.

Nga ana tjetër, WordPad nuk mori aq shumë vëmendje, ai u përditësua përmes ndërfaqes Ribbon UI për Windows 7, por pas ridizajnimit të lehtë të Windows 8, ai nuk mori asgjë të re të rëndësishme.

Microsoft tani do ta heqë plotësisht WordPad nga Windows dhe fundi i tij përfundimtar ndoshta do të shënojë ardhjen e versionit të Windows 12 që pritet në vitin 2024 me shumë funksione të bazuara në teknologjinë IA./Klix.ba