Si ta konvertoni dokumentin nga verzioni Word në Power Point me pak klikime?

E gjithë procedura është e thjeshtë dhe fillon pas disa klikimesh. E gjithë puna e vështirë do të kryhet nga inteligjenca artificiale e Microsoft.

Kohëve të fundit Microsoft e ka bërë publik prezantimin e një opsioni shumë të dobishëm për punën në zyrë duke përdorur versionin Word dhe PowerPoint – aftësinë për të konvertuar dokumente nga Word në Presantations (Power Point), raporton tportal.hr. Nëse mendoni ky është një mjet që mund t’ju ndihmojë në biznesin tuaj të përditshëm, atëherë jeni me fat – Microsoft e ka bërë lansimin e tij dhe tani është dispozicion për të gjithë përdoruesit që kanë qasje në versionin online të Office.

Të gjitha informacionet e detajuara rreth funksionit janë në dispozicion në faqen e Microsoft Tech Community.

Konvertimi i dokumenteve nga Word në PowerPoint aktualisht është i disponueshëm vetëm në versionin online të Word, që do të thotë se do të duhet të drejtoheni te shërbimi i Microsoft Office për t’i konvertuar dokumentet tuaja.

Microsoft jep detaje se si ta konvertojmë një dokument nga verzioni word në PowerPoint

Hapni çdo dokument brenda Word për Web.

Klikoni File> Export> Export to PowerPoint Presantation.

Vendosni një emër për prezantimin.

Klikoni Open Presanatation për të parë rezultatet e PowerPoint për konvertim në Web.

Prezantimi do të krijohet dhe ruhet në dosjen OneDrive në kompjuterin e përdoruesit.

Kjo mundësi konvertimi  aktualisht mund të bëhet vetëm në gjuhën angleze.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala