'Lamtumira e fundit': Microsoft e pensionon asistentin virtual 'Cortana'

Ashtu siç u bë e ditur në fillim të këtij viti, Microsoft do ta pensionojë ‘Cortana’, asistentin virtual në Windows. 

Në maj, Microsoft njoftoi se ‘Cortana’, asistenti digjital i zërit brenda Windows, po largohet gradualisht. Zëvendësuesi i tij bëhet Windows Copilot, një asistent i bazuar në Inteligjencën Artificiale, IA, që bën gjëra të ngjashme, por me një model gjuhësor gjenerues dhe më pak personalitet. Copilot mund t’u përgjigjet pyetjeve rreth Windows, t’i përmbledhë dokumentet, të sugjerojë listat e luajtjes së Spotify etj.

Duke supozuar se nuk e keni çaktivizuar tashmë Cortana-n, ajo në fakt nuk do të largohet nëse nuk e aplikoni përditësimin më të fundit për Windows 11. Nëse e bëni këtë, nuk do të jetë më i disponueshëm në kompjuterin tuaj, duke iu bashkuar Clippy në koshin e mbeturinave të asistentëve të Microsoft-it.

Në postimin në faqen ku ata e njoftojnë fundin e mbështetjes për Cortana në Windows dhe Teams, ka një shënim ku thuhet se ‘Cortana në Outlook për pajisjet mobile do të vazhdojë të jetë e disponueshme’.

Faqja zyrtare e Microsoft Cortana tani sugjeron përdorimin e një inteligjence tjetër artificiale, të cilën mund ta shihni nëse e navigoni shfletuesin tuaj të internetit në këtë adresë./tportal.hr