Google prezanton smartfonin e tij të parë me një ekran të palosshëm

Kompania amerikane ka shfaqur një video të shkurtër të pajisjes, ndërkohë që të gjitha informacionet zyrtare duhet të zbulohen në konferencën e javës së ardhshme.

Kemi dëgjuar thashetheme për telefonin e Google me një ekran të palosshëm për vite me rradhë dhe pasi mediat e teknologjisë publikuan foto dhe video të telefonit gjatë javëve të fundit, ai tani është zbuluar zyrtarisht nga Google. Përveç videos së publikuar, kompania amerikane nuk ka publikuar shumë informacione, ndërkohë që informacionet për harduerin, gjegjësisht madhësinë e ekranit, procesorin, etj., do të dihen javën e ardhshme.

Përkatësisht, konferenca tradicionale e Google I/O është paralajmëruar për fillim të javës dhe më pas do t’i mësojmë të gjitha detajet për këtë pajisje, si dhe pajisjet e tjera që ata po përgatisin – një tabletë dhe gjeneratën e re të telefonave Pixel. 

Sa i përket Pixel-it të palosshëm, falë thashethemeve të lartpërmendura, pak a shumë gjithçka dihet tashmë. Pajisja është e ngjashme me modelin Fold të Samsung – ka një ekran të jashtëm më të vogël dhe, kur hapet, një ekran të madh të brendshëm, diagonalet e të cilit janë përkatësisht 5.8 dhe 7.6 inç. Rreth ekranit më të madh, sipas standardeve të sotme, ka skaje mjaft të mëdha dhe vetë pajisja duhet të fuqizohet nga gjenerata e fundit e çipave Tensor të Google.

Një nga thashethemet më interesante lidhur me këtë pajisje thotë se ajo duhet të ketë “manteshën më të qëndrueshme midis telefonave fleksibël”, por vetëm në praktikë do të shohim se si duket dhe sa e qëndrueshme është. Kur e përmendim qëndrueshmërinë, duhet të përmendim edhe baterinë e fuqishme që mund të zgjasë deri në 72 orë në modalitetin e konsumit të ulët përpara se pajisja të duhet të lidhet me karikuesin. Një tjetër gjë e rëndësishme lidhur me këtë pajisje, e cila do të jetë e rëndësishme për shitjen e saj, është sigurisht çmimi dhe do të jetë interesante të shihet se sa do të kushtojë.

Ndërkohë që disa thashetheme të mëparshme flisnin për çmimin prej 1300 dollarë, së fundmi mund të lexojmë se do të jetë 1799 dollarë. Ne presim që Pixel Fold të fillojë të shitet në fund të qershorit.

Smartphone i ri i Google me ekran të palosshëm do ta intensifikojë më tej konkurrencën në këtë treg ku Samsung është aktualisht dominuesi absolut, por një numër në rritje i kompanive po kërcënojnë me modelet e tyre si Motorola, Oppo e të tjera./Google

Përgatiti: Nuhi Shala