Facebook: Shumë shpejt do të ndjeheni më të sigurt në Messenger

Facebook ka njoftuar se do t’i forcojë opsionet e kontrollit të sigurisë kur bëhet fjalë për aplikacionin Messenger, dmth që në të ardhmen, përdoruesit do të jenë në gjendje të fshijnë një numër të madh të kërkesave “të dyshimta” për mesazhe.

Në blogun zyrtar, kompania shton se ata janë duke punuar në mënyra të reja për të raportuar abuzimin në internet, dhe se raportimi i mesazheve të bezdisshme do të jetë shumë më e lehtë.

Në të njëjtën kohë, ata i rikujtojnë përdoruesit me funksionin “App Lock”, i cili lejon që aplikacioni të lidhet me biometrikën e telefonit tuaj, por edhe me mundësinë e çaktivizimit të kërkesave për mesazhe.

Më në fund, Facebook bën të ditur së është duke punuar për një veçori që do ta njohë një person i cili është në kontakt me shumë njerëz në të njëjtën kohë, ose dërgon një numër të madh të kërkesave për miqësi tek përdoruesit e mitur.