Dacia Duster i ri me çmim fillestar prej 18800 euro

Prodhuesi rumun i automobilave Dacia e ka përmbushur premtimin e tij kur pati thënë se modeli bazë do të kushtojë nën 20,000 euro. Gjenerata e re Duster në Rumani fillon nga 18800 euro me TVSH. 

Gjenerata e re Dacia Duster debutoi në fund të nëntorit dhe Dacia tashmë po i shpall çmimet. Premtimi se modeli bazë do të fillojë nën 20 mijë euro është realizuar. Gjegjësisht, në tregun vendas të Rumanisë, Dacia Duster Essential, i fuqizuar nga një motor ECO-G, i përshtatur për të punuar me benzinë, kushton 18,800 euro. Me të njëjtin motor me makinë dhe një paketë tjetër pajisjesh Expression, Duster kushton rreth 20,000 euro. Modeli më i përballueshëm 4×4 (Duster TCe 130 Expression) kushton 23,800 euro, dhe hibridi më i përballueshëm (Duster Hybrid 140) – 25,800 euro me TVSH.

Sipas njoftimeve të mëparshme, Duster është i disponueshëm në tri nivele pajisjesh: Essential, Expression dhe dy të tjera të cilat në fakt janë të ndryshme, por plotësuese dhe të disponueshme me të njëjtin çmim. Këto janë paketat Extreme dhe Journey. Dacia ka krijuar paketa për çdo profil klienti, duke ofruar opsione për të apasionuarit pas ambienteve të jashtme me tapiceri të larë dhe rafte modulare për çati, por edhe për ata klientë që vlerësojnë pajisje më luksoze si frenat automatike të dorës ose sistemin multimedial Nav Live, etj. Paleta e jashtme e ngjyrave gjithashtu është zgjeruar dhe tani përfshin shtatë ngjyra të reja dhe të rifreskuara.

Siç dihet nga më parë, gjenerata e re e Dacia Duster i ka braktisur motorët me naftë. Në vend të kësaj, blerësit mund të zgjedhin një motor TCe me 130 kf me një sistem hibrid të butë 48 V, i disponueshëm me 4×2 ose 4×4 dhe një transmetim manual me 6 shpejtësi. Një opsion më i fortë është njësia hibride me 140 kuaj fuqi, e cila debutoi në Jogger. Vjen me një kuti ingranazhi automatik pa tufë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme është motori ECO-G, i cili punon me benzinë ​​dhe gaz, dhe që zhvillon 100 kuaj fuqi. Ky motor me dy karburantë është trashëguar nga gjenerata e mëparshme.

Porositë standarde fillojnë me javën e parë të marsit, ndërsa dërgesat e para për klientët duhet të realizohen në fund të tremujorit të dytë. Dacia e ka lënë mundësinë e porositjes online për 200 kopjet e para të versionit Duster Extreme në ngjyrë bezhë Sandstone./Klix.ba

Përgatiti: Nuhi Shala