Teatri ‘Avdush Hasani’ me premierë të re

Këtë të shtunë, më 22 qershor 2019, Teatri  “Avdush Hasani” i Qytetit të Podujevës do të shfaqë premierën e shfaqjes ‘Ditë vere” të Mrozhekut me regji të Naser Shatrollit.

Shfaqja që mund të quhet edhe  një eksperiment  bashkëkohor, e zhanri absurd, komedi por që anon edhe nga tragjedia jepet më 22 qershor 2019, në ora 20:00 në Teatrin “Avdush Hasani”, në podujevëndërsa interpretojnë: Brahim Basha, Butrint Lumi, Kaltrinë Zeneli.

Drama ndërthuret me vargun e ikjeve nga Kosova, me bllokadën e vendit tonë gjersa jetojmë pran detit dhe nuk kemi mundësi me kapërcy detin!

Dy personazhet e dramës duan të bëjnë vetëvrasje pran plazhit, njëri është fatkeq (Butrint Lumi) dhe ka telashe me vetveten meqë nuk i shkon asgjë për dore, madje edhe nuk din të notojë.

Ndërsa tjetri Fatmiri (Brahim Basha) është notues i mirë por i pakënaqur me shoqërinë që nuk din ose që nuk munden me bërë notin jetësor gjersa dama (Kaltrinë Zeneli) është filli e debllokimit të fillit jetësor, përkatësisht është mindil i nevojave jetike për rrethanat dhe situatat e shumta që do të krijohen.