Të shtënat në Prishtinë 24 vjeçari u plagos në këmbë

Raportet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se dy viktimat vëllezër njëri i lindur në vitin 1996 dhe tjetri në vitin 1994 janë përleshur me tre persona të cilëtë sipas tyre janë të panjohur.
Viktimat i kanë thënë policisë se gjatë përleshjes njëri nga personat ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë 24 vjeçarin N.S.
Motivet e ngjarjes ende nuk janë sqaruar ndërsa në raportin e siguruar nga KALLXO.com përmendet se viktima është plagosur lehtë në këmbë.

22: 45
Një incident ka ndodhur para pak minutash në afërsi të “Menzës së Studentëve”. Dëshmitarë i thanë KALLXO.com se kanë parë dy grupe duke u përleshur ndërsa janë dëgjuar edhe të shtëna.
Burime brenda policisë kanë thënë se një person është i lënduar gjatë incidentit ndërsa nuk kanë dhënë detaje nëse është nga arma e zjarrit apo nga përleshja.

ETIKETA

16 Maj 2019 - 22:45

Kreshnik Gashi 16/05/2019 - 22:45
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend