VIDEO - Rrëfimi i referit që e ndëshkoi vëllanë e tij me karton të kuq

Delegimi për t’a ndarë drejtësinë në derbin Mitrovias në vitin 2002, mes Bashkimit nga Shipoli dhe Trepçës e kishte gjyqtari mitrovicas, Bedri Maliqi.

Maliqi tregon se momentin e sikletshem për këtë ndeshje dhe se ishte i detyruar që ta pranonte delegimin nga FFK-ja.

“Kjo lojë u kanë në atë kohë e vështirë pak për mua, se normal që edhe vëllau më ka luajt në Bashkim, Samiu, Sami Maliqi, por isha i deleguar nga federata e Prishtinës edhe me dhanë dorëheqje nuk mundëja edhe mu desht me shku e me referu ndeshjen”, tregon gjyqtari mitrovicas Bedri Maliqi.

Ai tregon se para ndeshjes se çka e kishte këshilluar vëllanë e tij, Samiun.

“Po kam bisedu i kom tregu që vetëm se u kanë pak si problematik i pata thanë me nejt urtë, me lujt lojë futboll edhe mos me bo naj problem naj”, vazhdon rrëfimin Bedri Maliqi.

Bedri Maliqi, rrëfen se si e ndëshkoi me karton vëllanë e tij pas një ndërhyrje të ashpër ndaj një lojtari kundërshtar.

“Ja nisi loja, mirë shkoj loja, e patë Trepça një aksion ia nisi i shkoj zhag, ia tërheka njëherë vërjetjen i thash edhe njëherë mos bon lazëm met qit jashtë ose met dhanë naj karton. Filloj pjesa e dytë, menjëherë Trepça në aksion shumë aksion i rrjedhshëm i mirë, kur ai qashtu me dy këmbët prapë i shkoj edhe e prita deri u qu, kur u qu, drejtpërdrejt ia dhash karton të kuq edhe e qita prej loje, normal që vëlla vëlla por, drejtësia – drejtësi mu desht me përjashtu prej loje. E uli kokën edhe dul përjashta. Tha zatetum në shtëpi”, tregon momentin e përjashtimit nga loja të vëllait të tij Samiut.

Ish- gjyqtari i futbollit, tregon se çka i kishte thënë vëllau edhe familja e tij pasi ishte kthyer në shtëpi pasi e kishte ndëshkuar të vëllanë me të kuq.

“Veç pse ma dha të kuqin, u dasht me ma falë edhe qatëhere, qeshtu. Ja s’ka falje aty, a e din s’pat falje se tri herë ia tërheka vërjetjen prapë njësoj ke edhe nuk mujta me ia falë. Se normal edhe vëlla edhe mënjehërë veç që e patë vëlla qyre qysh po shkon edhe nuk ia fala mo. Të shpisë më thanë që s’ke vytë me asi djalin, në lojë se kom vet askënd pot tregoj drejt”, tregon 55 vjeçari.

Për vëllanë Samiun, ka fjalë të mëdha Bedri Maliqi, duke thënë se ishte njëri prej qendermbrojtësve më të fortë në atë periudhë.

 

“Ky vëllau u kanë qendërmbrojtës , por u kanë qendërmbrojtës i fortë, të gjithë me i pyet në atë kohë, topi me kalu po, a njeri aton s’ka mujt. U kanë për mbrojtës ma të fortë në Kosovë në atë kohë vështirë u kanë me e gjet, aton ja u dasht të kuqin ja njeri që e kalon s’ka pasur hiç”, tregon Bedri Maliqi për vëllanë e tij Samiun.

Reagime kishte marrë edhe nga klubi i Bashkimit pasi e kishte ndëshkuar vëllanë e tij me karton të kuq.

“Jo, nejse kam pasur komente kështu prej klubit të Bashkimit, veçse e pate vëlla e qite, jo ashtu, jo kështu, po unë nuk e kam përjashtu për aton, e kam përjashtu në bazë të rregullave të lojës e meritoi kartonin ia dhash, normal që nuk u mërzitsha për aton hiç”, tregon 55 vjeçari nga Mitrovica e Jugut.

Përveç kartonit të kuq që ia kishte dhanë vëllaut të tij, pjesa tjetër e lojës kishte përfunduar e qetë me fitoren e Trepçës tregon Maliqi.

“Trepça e fitoi ndeshjen, mirë shkoi puna, mirë shkoi krejt përveç atij kartoni të kuq, ka pasur edhe tre a katër, kartona të verdhë, por i kuqi ke veç ai. Kështu gjatë ndeshjes tjera probleme jo”, tregon ai.

PËR TA PARË VIDEON KLIKONI KËTU.